Prof Asoc Dr Ervin KARAMUÇO, Universiteti i Tiranes, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti Penal
Rëndësia e integritetit të funksionarit shtetëror është e lidhur kryesisht me nivelin e ndershmërisë, etikes dhe parimeve te forta morale që ai duhet të përmbush, për të pasur një standard të larte të performancës në shërbime, duke mbrojtur interesin publik. Legjislacioni shqiptar mbi organizimin dhe funksionimin e administratës publike parashikon një sere parimesh dhe rregullash qe duhet të respektohen nga çdo nëpunës publik, të cilat synojnë të garantojnë ligjshmërinë dhe paanësinë e çdo veprimtarie shtetërore. Për të siguruar zbatimin e këtyre rregullave është ndjere gjithmonë e nevojshme që trupa e administratës publike të përmbajë cilësitë me të mira dhe tju nënshtrohet filtrave të përzgjedhjes që në fazën e rekrutimit.
Aktualisht, sektori publik në Shqipëri ka mbërritur në shifrat e 185 mije nëpunësish, duke përfshirë këtu jo vetëm administratën shtetërore, por edhe entet publike apo korporatat shtetërore. Që në fillim të viteve 90, me nisjen e proceseve të demokratizimit të vendit, administrata publike është rritur nder vite në mënyrë eksponenciale. Ky proces është shoqëruar me shume reforma tërësore dhe sektoriale, të cilat kane prekur edhe aspekte të rëndësishme te kritereve të punësimit dhe përzgjedhjes se nëpunësve.
Në vështrim historik, reformat qe kane prekur përzgjedhjen e nëpunësve publik në Shqipëri, në kuadër të integritetit të tyre, janë të ndara në disa periudha kohore për kategori të veçanta nëpunësish. Në periudhën e pare 1992-2000, reforma administrative për integritetin e nëpunësve, u përqendrua në papajtueshmerine e funksionareve me të kaluar politike gjatë periudhës komuniste, si dhe të atyre të përfshirë në veprimtarinë e organeve të sigurimit të shtetit. Kjo reforme ka njohur ndryshime legjislative edhe të mëvonshme, por në thelb ka mbetur e njëjtë. Në periudhën e dyte, 2000-2015 kontrolli i integritetit të administratës publike u përball me miratimin e shume ligjeve të lidhura me rekrutimin e nëpunësit civil, deklarimin e pasurisë dhe konfliktit të tyre të interesave, si dhe me gjendjen e tyre gjyqësore dhe rekordeve kriminale. Në periudhën e trete nga viti 2015 e vijim, reforma u përqendrua kryesisht procesin e dekriminalizimit të përfaqësuesve politik, si dhe të funksionareve të drejtësisë dhe organeve të tjera ligjzbatuese, duke miratuar një tërësi normash dhe rregullash qe preknin edhe integritetin e tyre, në kuadër të procesit të vetingut.
Gjatë këtyre viteve, administrata publike ka vijuar të miratoj rregulla shtese mbi etiken, pergjegjshmerine dhe pastërtinë e figurës se funksionareve, të cilat kane ndikuar në rritjen e kontrollit ndaj indikatorëve të performancës, imazhit publik dhe besueshmërisë. Këto rregulla janë kryer në mënyrë sektoriale dhe hierarkike të pa unifikuara, duke krijuar një mungese koherence mbi kategoritë e nëpunësve dhe sektorët publik në të cilën ato duhet të zbatohen rregullisht. Madje, disa prej tyre janë shtyre në kohe, janë pezulluar dhe janë bere të paqarta mbi mënyrën sesi do të vijojnë. Raste për tu përmendur janë procesi i vetingut në polici dhe aplikimi i rregullt i testit të drogës ndaj të gjithë efektiveve të kësaj organizate.
Aktualisht, pushteti legjislativ përbehet nga rreth 600 funksionare, ku përfshihen deputetet, këshilltarët, administrata dhe shërbimet mbështetëse. Për të tre këto kategori ka kontrolle të ndryshme përzgjedhje dhe rekrutimi. Deputetet i nënshtrohen ligjit për integritetin e funksionareve publik të zgjedhur apo emëruar, kontrollit të deklarimit të pasurisë dhe konfliktit të interesit, si dhe legjislacionit mbi etiken në administratën publike. Administrata e larte e këtij pushteti i nënshtrohen ligjit për kontrollin e deklarimit të pasurisë dhe konfliktit të interesit dhe nepunesise civile, ku ndalohet punësimi i personave me rekorde kriminale, si dhe etikes në administratën publike. Për dy këto kategori, ka edhe funksionare që kontrollohen periodikisht në varësi të pajisjes ose rifreskimit të certifikatave të sigurisë mbi njohjen dhe përpunimin e informacioneve të klasifikuara. Ndërsa personeli me i ulet administrativ dhe ai mbështetës, i nënshtrohen vetëm ligjit për statusin e nëpunësit civil, Kodit të Punës dhe etikes në administratën publike.
Pushteti ekzekutiv, i përberë nga dega qendrore dhe ajo vendore, niveli politik, nëpunësia civile dhe administrative mbështetëse ka numrin me të larte të funksionareve në aparatin publik, përfshirë këtu edhe entet dhe korporatat shtetërore, numër i cili shkon mbi 180 mije punonjës. Përfaqësuesit e larte politik të zgjedhur apo emëruar të këtij pushteti i nënshtrohen ligjit për integritetin e funksionareve publik të zgjedhur apo emëruar, kontrollit të deklarimit të pasurisë dhe konfliktit të interesit, si dhe legjislacionit mbi etiken në administratën publike. Administrata e larte e këtij pushteti i nënshtrohen ligjit për kontrollin e deklarimit të pasurisë dhe konfliktit të interesit dhe nepunesise civile, si dhe etikes në administratën publike. Personeli me i ulet administrativ i nënshtrohen vetëm ligjit për statusin e nëpunësit civil dhe etikes dhe çdo kategori tjetër në entet publike dhe korporata shtetërore rregullohet me Kodin e Punës. Struktura të veçanta në varësi të pushtetit ekzekutiv sipas niveleve hierarkike, qe kane lidhje me rendin dhe sigurinë publike, me shërbimet inteligjente apo që përpunojnë informacion të klasifikuar, ndjekin përveç ligjit për statusin e nëpunësit civil, etikes dhe Kodit të Punës edhe kontrolle të veçanta të integritetit të tyre mbi pershtatshmerine në detyrat përkatëse sensitive. Madje për disa prej tyre ky kontroll ushtrohet periodikisht në varësi të pajisjes ose rifreskimit të certifikatave të sigurisë mbi njohjen dhe përpunimin e informacioneve të klasifikuara. Në pushtetin ekzekutiv, me ndryshimet e fundit ligjore, procesi i vetingut do të ushtrohet vetëm ndaj efektiveve me grada të larta në Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës, ku Agjencisë se Mbikëqyrjes Policore i janë njohur kompetenca të reja për të kontrolluar pasurinë e tyre, integritetin dhe rezultateve në pune.
Pushteti Gjyqësor përbëhet nga rreth 1000 funksionare, ku përfshihen organet e qeverisjes se sistemit të drejtësisë, gjyqtaret, prokuroret, këshilltarët, oficeret e policisë gjyqësore, administrata dhe shërbimet mbështetëse. Anëtaret e organeve të vetëqeverisjes, prokuroret, gjyqtaret dhe këshilltarët, krahas kontrollit periodik të deklarimit të pasurisë dhe konfliktit të interesit dhe etikes, i nënshtrohen edhe procesit të vetingut duke u vlerësuar për integritetin, pasurinë dhe rezultatet në pune. Ndërsa oficeret e policisë gjyqësore, administrata dhe shërbimet mbështetëse rekrutohen nëpërmjet Kodit të Punës dhe kontrollohen nepemjet rregullave të etikes se institucioneve respektive. Byroja Kombëtare e Hetimit bën një dallim në rekrutimin e hetuesve të saj, duke përdorur në filtrat e kontrollit mbi integritetin e tyre edhe poligrafin, krahas kontrolleve të tjera të hollësishme mbi personalitetin, aftësitë, pasurinë dhe kontaktet e papërshtatshme.
Nisur nga ngjarjet e bëra publike në media dhe problematikat që janë shfaqur në këto vite mbi integritetin e funksionareve shtetëror është vene re se disa prej tyre, kane shfrytëzuar boshllëqet e kontrollit të vazhdueshëm dhe të hollësishëm për të vijuar detyrën, duke qenë në konflikt me ligjin. Nga ana tjetër kjo situate ka gjetur apatike dhe të pavëmendshme institucionet për të kryer kontrolle pro aktive mbi çdo rast të dyshuar apo të përfolur publikisht. Nder vite janë konstatuar raste të zyrtareve me lidhje familjare me pjesëtar të rrezikshëm të krimit të organizuar, të personave të dënuar për vepra të renda penale, madje edhe për akte terroriste. Nga ana tjetër, mungesa e kontrollit të personalitetit të tyre, stilit të jetesës dhe burimeve pasurore, ka sjelle si pasoje qe disa prej tyre të jene arrestuar në trafik ndërkombëtar lendesh narkotike, pastrim të produkteve të veprës penale, korrupsion etj. Për këtë arsye, ka ardhur koha qe kontrolli i funksionareve publike të unifikohet për të gjitha shkallet e hierarkisë të nëpunësve, të jete periodik, i përditësuar, të ushtrohet nga institucione të specializuara dhe të përmbushë çdo element të besueshmërisë, etikes dhe integritetit të tyre.
Me qellim përqasjen e praktikave me të mira ndërkombëtare, çdo nivel i administratës publike, duhet ti nënshtrohet kontrollit të pasurisë dhe konfliktit të interesit. Rekrutimi i tyre duhet të behet nëpërmjet një verifikimi të hollësishëm të personalitetit të tyre, lidhjeve familjare, pershtatshmerine se pozicionit të punës, testimeve serioze për shëndetin mendor dhe fizik, episodet e alkoolizmit, si dhe për përdorimit të mundshëm te lendeve narkotike. Këto kontrolle duhet të jene periodike edhe pas fillimit të detyrës dhe në dosjet e tyre të personelit duhet të dokumentohet çdo testim i kryer dhe rezultatet e arritura. Nëpunës të veçante qe kane detyra sensitive për rendin dhe sigurinë publike dhe informacionet e klasifikuara, duhet të kalojnë në mënyrë të vazhdueshme testin e poligrafit dhe tju kryhen teste të vazhdueshme të integritetit qe janë një rutine e vazhdueshme në shume institucione të vendeve perëndimore. Të gjithë punonjësit e administratës duhet të kenë një dosje të veçante psiko-sociale të performances se tyre në detyre dhe problematikave qe hasin, duke u ndjekur në dinamike sipas rastit nga psikologu ose punonjësi social i institucionit. Ka ardhur koha qe shërbimet e burimeve njerëzore në administrate, të zgjerohen në kompetenca dhe personel të specializuar për të mbuluar një sere veprimtarish të diktuara nga nevoja për kontrollin e integritetit të administratës dhe menaxhimit të riskut në këtë fushe. Nëse duam të rritim besueshmërinë publike ndaj institucioneve shtetërore dhe të permiresojme imazhin e tyre, duhet të mendojmë për një sere masash kontrolli të unifikuara për të mbajtur nen trysninë e ligjit, etikes dhe moralit çdo funksionar të administratës, pavarësisht hierarkisë.
Artikulli është shkruar në kuadër të të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy dhe realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).