VOA: Ka një mendim që për një perceptim se krerët e opozitës janë njëlloj si ata që drejtojnë vendin. Si mund të vendosni një standard më të lartë për t’i “shpëtuar” këtij perceptimi?
Halim Kosova: Shqipëria është vend i vogël dhe njerëzit njihen me njëri-tjetrin. Besimi në një forcë politike vjen në radhë të parë nga njerëzit që e përfaqësojnë këtë parti politike, qoftë PD-në, qoftë opozitën. Duke e ditur mirë këtë hallkë, Partia Demokratike ka disa kohë që ka ngritur Komisionin e Etikës dhe Pastërtisë së Figurës, për të cilën nuk është sekret ta them që ambasada amerikane në Tiranë më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë. Në fund të fundit, nuk kisha ndonjë ide se si t’ia nisja punës, por ata janë të gatshëm kur bëhet diçka e mirë kur është fjala për korrupsionin dhe për ta parandaluar atë dhe kemi ndërtuar një pyetësor perfekt i mundshëm se si të përzgjidhen njerëzit që do të hyjnë nesër në PD apo që janë edhe brenda PD-së dhe që janë figurat e ardhshme të marrjes së pushtetit apo qeverisjen e vendit. Çdo institucion, kur Partia Demokratike të marrë pushtetin nesër, duhet të ketë njeriun perfekt që ta bëjë punën siç duhet, me figurë të pastër dhe me dije të shëndosha. Dekriminalizimi është përshkruar me hollësi kështu që nuk ka asnjë njeri që t’i shpëtojë këtij “vaksinimi” kundra të keqes.