Detyrimi ligjor? Media duhet të jetë e paanshme në fushatën elektorale, të promovojë informacion dhe transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjësi publike.
Problematika? Të dhënat monitoruese tregojnë se disa media, në shkëmbim të financimeve informale elektorale, dëshmojnë paanësi dhe krijojnë lajme promovuese vs denigruese, duke pamundësuar informimin dhe duke minuar lirinë e shprehjes në Shqipëri.
Zgjidhja? KQZ dhe AMA duhet të kryejnë hetime të thelluara për rolin e mediave në fushatë, financimet dhe reklamat informale, shoqatat e mediave duhet të kërkojnë etikë e profesionalizëm.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Institutit i Studimeve Politike (ISP).