KQZ duhet të publikojë të gjithë formularët e dekriminalizimit të kandidatëve për kryetarë bashkie dhe këshilltarë, si dhe të kryejë verifikime mbi rastet e dyshuara dhe të denoncuara në publik.
Problemi? KQZ është vonuar në publikimin e formularëve dhe ka kërkuar hetim të thelluar vetëm për disa kandidatë, bazuar në deklarimet e tyre, duke mos kryer verifikime më të thelluara dhe profesionale.
Rekomandimi? Prokuroria do të duhet të kryejë hetime të përshpejtuara për 30 kandidatët e adresuar nga KQZ, si dhe të dy organet, duhet të marrin në konsideratë çdo denoncim nga media, monitoruesit, subjektet politike dhe qytetarët mbi rekorde të mundshme kriminale të kandidatëve.
Ky infograf është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Institutit i Studimeve Politike (ISP).