Për vitin 2018, në zbatim të ligjit të sipërcituar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar gjithësej, 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) verifikime për funksionarë publikë (deputetë kandidatë për deputetë, anëtar këshillash bashkiak dhe kandidat për anëtarë këshilli bashkiak), duke miratuar 27 vendime.
Janë kryer verifikime për 4 (katër) kandidatë për Deputet, si rezultat i vakancave të krijuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Kandidatët u verifikuan në përputhje me ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen apo ushtrojnë funksione publike” dhe Vendimin e Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015”, brenda afateve të përcaktuara.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda afatit të përcaktuar, mbështetur në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen apo ushtrojnë funksione publike’’, dhe Vendimin e Kuvendit nr.17/2016 për 4 (katër) kandidatët për deputet, kërkoi informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, përkatësisht për historinë e ndryshimit të gjenealiteteve dhe për gjendjen gjyqësore të tyre.
Nga verifikimi i dokumentacionit për 4 (katër) kandidatët për deputet (formularit të vetëdeklarimit, vërtetimit të gjendjes gjyqësore dhe të gjendjes civile), rezultoi se: 2 (dy) prej kandidatëve për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, kanë deklaruar në formularin e vetëdeklarimit, se kishte dënim me burgim me vendim të formës së prerë, që i përkisnin gjinisë mashkullore; 2 (dy) prej kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, nuk kishin të deklaruar asnjë të dhënë që përfshihet në kushtet e nenit 2, pika 1 dhe 2 të ligjit 138/2017, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, për ndalimin e kandidimit.
Kandidatët të cilët rezultuan me dënime me burgim me vendim të formës së prerë, referuar nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit, informacionit të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e
Burgjeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, nuk përfshiheshin në kushtet e ndalimit të zgjedhjes në funksionin e deputetit, sipas këtij ligji.
Në vitin 2018 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shqyrtuar 6 vendime “Verifikim i Thelluar”, derguar në fund të vitit 2017 dhe në vijim Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Sektori i Verifikimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë shprehur me vendimmarrje për 5 (pesë) raste. Nga këto vendime Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në 3 (tre) raste ka vendosur shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit për dy deputetë pas fillimit të ushtrimit të mandatit dhe ka shpallur faktin e moskandidimit dhe moszgjedhshmërisë për 1 (një) kandidat, për anëtar të këshillit bashkiak, ndërsa për 2 (dy) raste ka vendosur se ish/deputetët nuk përfshiheshin në kushtet e ndalimit të parashikuar nga ligji 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”. Në lidhje me shqyrtimin e rezultateve të verifikimit të thelluar për Kryetarin e Bashkisë Pogradec, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk është shprehur me vendimmarrje, për shkak se ka kërkuar, me vendim të ndërmjetëm, një informacion shtesë nga Prokuroria e Përgjithshme, i cili nuk i është vënë ende në dispozicion nga ana e saj.
Më datë 26.12.2017 Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Mardhënieve Juridiksionale me Jashtë, Sektori i Verifikimit të Integritetit, dërgoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vendimet e rezultatit të Verifikimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 për dy deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme të dy deputet nuk kishin deklaruar në formularin e vetëdeklarimit ndalime, hetime dhe përdorim të identitetit të rremë në shtetin Italian…..
Raporti i plotë i KQZ mund të lexohet & shkarkohet këtu: