Nga shqyrtimi i procesit të verifikimit të kryer nga Prokuroria e Përgjithshme rezulton se z. Dashamir Tahiri është denuar nga gjykata në Ravena, Itali për përdorim e një leje drejtimi automjeti të fallsifikuar dhe per pasoje eshte denuar me 9 muaj heqe lirije.
Vepra penale “përdorim i lejes së drejtimit të fallsifikuar” dhe dënimi me burgim për një periudhë 9 muaj, përfshihet në fushën e ndalimit të ushtrimit të funksionit, të parashikuar nga neni 2, pika 1, germa ç e ligjit 138/2015. Sipas parashikimit ligjor të këtij neni përfshihen në këtë pikë personat e dënuar me vendim të formës së prerë brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për kryerjen me dashje të një krimi për vepra penale që nuk përfshihen në germën a dhe b të kësaj pike dhe kur janë dënuar për jo më pak së 6 muaj. Veprat penale “përdorim i lejes së drejtimit të fallsifikuar” parashikohet dhe nga Kodi Penal Shqiptar të përfshira në seksionin VIII “Fallsifikimi i Dokumentave”.
Referuar nenit 4, pika 4, të ligjit nr 138/2015, periudha e ndalimit për ushtrimin e funksionit për personat e dënuar për veprën penale të parashikuar nga neni 2, pika 1, gërma ç, e këtij ligji, zgjat nga momenti i përfundimit të dënimit me burgim deri në momentin e rehabilitimit sipas nenit 69 të Kodit Penal.
Vendimi i plotë i KQZ mund të lexohet & shkarkohet këtu: