Nga verifikimi i të dhënave në Formularin e vetëdeklarimit të Z. Muharrem Shkjau, në cilësinë e anëtarit të këshillit të bashkisë Shkodër, rezulton se është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë me 200.000 (dyqind) mijë lekë gjobë, vendimi nr. 14, datë 18.10.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për kryerjen e veprave penale, “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.
Është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë me 2 (dy) vjet burg, vendimi nr. 271, datë 05.07.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për kryerjen e veprave penale, “Mbajtje të municionit luftarake”, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal, “Vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike”, parashikuar nga neni 82 i Kodit Penal.
Referuar germës c, të pikës 1 të nenit 2, të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, ndalimet për kandidimin, zgjedhjen apo ushtrimin e funksionit zbatohen ndaj personave të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ….kur janë dënuar me jo më pak së 2 vjet burgim.
Mbi këtë bazë KQZ vendosi të shpall të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të anëtarit të këshillit të Bashkisë Shkodër z. Muharrem Rrustem Shkjau.
Vendimi i plotë i KQZ mund të lexohet & shkarkohet këtu: