Nga verifikimi i formularit të vetëdeklarimit, të kandidatit për anëtarë në Këshillin e Bashkisë Sarandë, z. Myzafer Ferrik Shameti, kandidat për anëtar në Këshillin e Bashkisë Sarandë, të subjektit politik Partia Lëvizja e Legalitetit, ka deklaruar si vijon: në pikën 1 të formularit të vetëdeklarimit (A jeni dënuar ndonjëherë me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj?), ka deklaruar se:
Me vendimin nr.543/45 datë 04.04.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, është dënuar për veprën penale “Ndërtim i Paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a, paragrafi i dytë Kodi Penal, dhe ndaj tij është vendosur masa e dënimit 8 (tetë) muaj burgim, në provë për 24 muaj. Me vendimin nr.23-2016-699(99) DT datë 05.04.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, është dënuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278, paragrafi i dytë, Kodi Penal, dhe ndaj tij është vendosur masa e dënimit 80.000 (tetëdhjetë mijë) lekë gjobë.
Mbi këtë bazë KQZ vendosi të shpall moszgjedhshmërinë si anëtar në Këshillin e Bashkisë Sarandë, të z. Myzafer Ferrik Shameti.
Vendimi i plotë i KQZ mund të lexohet & shkarkohet këtu: