Nga verifikimi i dokumentacionit formularit të vetedeklarimit vërtetimit të gjendjes gjyqësore, KQZ-ja konstaton se: zoti Xhevdet Sopaj, anëtar i Këshillit Bashkiak Kukës është dënuar në vitin 2012 për kryerje të veprës penale, “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve” parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.
Ne ligjin nr.138/2015 ne nenin 2 pika 1 germa “a” vec te tjerash thuhet se: “… nuk mund të kandidojë e as të zgjidhen deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetar Bashkie apo Këshilltar në Këshillat Bashkiak … personat që janë dënuar me vendim të formës së prerë brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për: a) kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë vepër penale, sipas neneve….278, paragrafi i parë, i pestë dhe i gjashtë…”. Në kohën e dënimit të zotit Xhevdet Sopaj vepra penale “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal kishte tre paragrafë dhe në paragrafin e dytë dispozita parashikonte një dënim i cili varionte nga gjobë deri me burgim në 7 vjet.
Në vendimin e datës 03.04.2017 të Prokurorit të Përgjithshëm, është bërë një interpretim i vendimit penal të dënimit të zotit Xhevdet Sopaj, duke analizuar njerin prej elementeve të veprës penale, atë të anës objektive. Vendimi i Prokurorisë së Përgjithshme, i cili kërkon heqjen e mandatit për shkaqe të paraqitura në qëdrimin e tij, nuk qëndron, pasi veprës penale të ndodhur në vitin 2012 përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme i ka dhënë një cilësim të ri juridik tashmë sipas parashikimeve ligjore të vitit 2017. Megjithatë, Komisoni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson se vepra penale e parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal, për të cilën akuzohet dhe është dënuar z.Xhevdet Sopaj, nga pikëpamja e teknikës legjislative, është vepër penale e cila pozicionuar në Seksionin e III të kreut VIII të Pjesës së Posacme të Kodit Penal, kre i cili titullohet “Krime kundër autoritetit të shtetit”.
Qëllimi i ligjit 138/2015 është të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, institucioneve të pavarura dhe atyre të krijuara me ligj, të administratës publike, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to, apo largimit nga funksioni publik të personave, të cilët janë dënuar apo ndaj të cilëve janë marrë masa sigurie ose janë dënuar me vendim jopërfundimtar për kryerjen të krimeve, sipas këtij ligji.
Mbi këtë bazë KQZ vendosi të shpall të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të anëtarit të këshillit të Bashkisë Kukës z. Xhevdet Hajdin Sopaj.
Vendimi i plotë i KQZ mund të lexohet & shkarkohet këtu: