Subjekti politik, Partia Demokratike, ka sulmuar njerin prej kandidateve rivale per rekorde kriminale dhe papajtueshmeri me ligjin 128/2015, te njohur si ligji i dekriminalizimit.
Sipas njoftimit zyrtar te PD me 22-02-2022 Partia Demokratike i kërkoi KQZ-së verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të kandidatit të LSI-PDK në Lushnjë Elton Bano. PD ka të dhëna se ai ka fshehur një dënim për vjedhje në Britaninë e Madhe. “Sipas informacioneve të verifikuara në rrugë konfidenciale nga Partia Demokratike, rezulton se shtetasi Elton Ilir Bano, i datëlindjes 24.07.1978 ka qenë i proceduar dhe i dënuar në Britaninë e Madhe për kryerjen e veprës penale të vjedhjes, në periudhën 1998-2000.”- thuhet në kërkesën e PD drejtuar KQZ-së. PD thekson se këto të dhëna janë fshehur qëllimisht në deklarimin e kandidatit, një fakt që sjell përjashtimin e menjëhershëm të tij.“Fshehja e këtyre të dhënave ka qenë me qëllim për të penguar institucionet të kryejnë verifikimin.”-thuhet në kërkesën e PD për verifikimin e Elton Banos, kandidat i LSI-PDK për Bashkinë e Lushnjës. 3 vitet e fundit, PD ka bërë kërkesa për verifikime të përfaqësuesve te PS në disa Bashki pas zgjedhjeve të Qershorit 2019 dhe të gjitha faktet e bëra publike kanë rezultuar të vërteta.
Ne pergjigjen e tij kandidati Bano deklaroi se:
Une i drejtohem të gjithë qytetarëve të ndershëm lushnjar, prindërve dhe femijëve te mi.
Deklaroj se nuk kam qënë kurrë i dënuar për asnjë vepër penale në asnjë nga shtetet ku kam qëndruar ndryshe nga kandidatët e Bravës.
Deklaroj se në Angli kam jetuar si cdo emigrant i ketij vëndi dhe kam poseduar leje qëndrimi që më lëjonte të shkoja e të vija deri në vitin 2010.
Deklaroj se të gjitha portalet gjobvënëse në posedim të krimit, qeverisë apo Bravës do marrin pergjigjen e merituar në 6 Mars e do pergjigjen para ligjit.
Tentativa juaj e pashpresë për të përbaltur emrin tim do të shkërrmoqet ashtu si është shpërbërë kredibiliteti juaj tek qytetaret lushnjarë. Ju bëj me dije dhe ju këshilloj që mijëra eurot të cilat i shpërdoroni duke krijuar filma mbi jetën time ti përdorni për kauza sociale e bamirësie. Pavarsisht çdo tentative të bërë deri tani, pavarsisht dëshirës tuaj të dëshperuar për të penguar fushatën tonë model, të pastër, të ndershme duke trokitur derë më derë, dukë u ulur përkrahë qytetarëve të cilët nuk kanë nguruar të na shohin dritë shprese dhe ndryshimi, pavarsisht çdo gjëje të keqe që po planifikoni në dëshpërim e sipër nga humbja e thellë,une nuk mund të lejoj të luhet pisët me emrin tim nga disa të pafe që politikën nuk e shohin si dicka tjetër veçse zhvatje e popullit shqiptarë dhe perfitime personale. Sulmi politik i sotëm për mua është një sulm personal që padyshim do ndiqet në rrugë ligjore për shpifje dhe prishje imazhi parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal”.
ISP do monitoroje ecurine e ketij procesi, trajtimin nga Prokuroria te padise nga PD dhe nese kandidati do te ndjeke rrugen ligjore ndaj akuzes.