Standardi? SPAK ka ndërmarrë hetime serioze ndaj disa politikanëve të lartë. Partitë kanë premtuar mbështetje për drejtësinë dhe distancim nga proceset hetimore ose gjyqësore të zyrtarëve të tyre të akuzuar.
Problematika? Dy deputetë aktual janë nën hetime nga SPAK, njëri i shpallur në kërkim. Në këtë dhe raste të ngjashme partitë vijojnë të marrin apriori në mbrojtje zyrtarët e tyre dhe të refuzojnë qëndrimin asnjanës ndaj akuzave.
Zgjidhja? Reforma në legjislacionin mbi partitë politike duhet të vendosë standarde etike në hierarkinë e kritereve të promovimit politik, mbështetje për shtetin e së drejtës, si dhe detyrimin për të jetësuar parimet e transparencës dhe llogaridhënies.
Ky infograf është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Institutit i Studimeve Politike (ISP).