isp.com.al
No Result
View All Result
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
DEKRIMINALIZIMI
No Result
View All Result
Home ANALIZA DHE SHKRIME NË MEDIA

Shqipëria duhet të prodhojë elita dhe integritet në gjithë nivelet e shoqërisë

September 19, 2023
in ANALIZA DHE SHKRIME NË MEDIA, LAJME

Nga Anila Basha

Politika shqiptare, biznesi, media, shoqëria, pra shkurt e qartë Shqipëria në gjithësinë e vet, ka një problem të madh kohët e fundit: Ç’ka qenë, ç’është, e ç’duhet të jetë! Nëse do të perifrazonim Samiun, kjo dilemë ekzistenciale që endet që prej 1899 vërdallë në kokat e politikëbërësve dhe vendimmarrësve dhe ka mbi 124 vjet që jeton si një e vërtetë e qartë, e padiskutueshme dhe e pranuar prej të gjithëve, nuk po gjen zgjidhje as në politikat afatshkurtra apo reformat e ndërmarra në vend, as në ato më afatgjatat që mendja e gjithsecilit prej nesh përpiqet të prodhojë.

Nga kujtesa ime si gazetare dhe ditari personal, më kujtohet një intervistë me ish-kryeministrin Fatos Nano në vitin 2003, kur në Selanik u mblodhën krerët e vendeve të BE-së për të vendosur për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ishte një Samit i rëndësishëm, – që e përmendim rëndom sot e gjithë ditën,-  ku u miratua procesi i Stabilizim – Asociimit për të konfirmuar perspektivën e anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Nano, si një lider vizionar, na tha ne gazetarëve pas atij samiti se koha më e afërt e anëtarësimit të Shqipërisë në BE ishte 2025. Duke qenë se ishte viti 2003, na u duk shumë vonë si afat i vendosur nga kryeministri, aq më tepër, që ato ditë në Shqipëri flitej vetëm për asociim-stabilizimin. E akuzuam kryeministrin atëkohë me komente negativiste, e mbytëm me pyetje, dhe e çmendëm me konstatime. E akuzuam se ai ishte më larg Europës sesa ishte populli dhe se ai vetë po punonte për vonesën e procesit të anëtarësimit. E kryqëzuam.

Sot, kur jemi në 2023, dhe unë qëndroj pas të njëjtit kompjuter e duke raportuar për Europën, Bashkimin Evropian, viti 2025 për të cilin më së pari na kishte folur Fatos Nano, na duket realisht afër, por na duket më larg akoma për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Veç një pyetje e madhe qëndron si çekan mbi kokat e shqiptarëve: çfarë na pengon të jemi evropianë në sjellje, meqë gjeografikisht jemi të vendosur në këtë pjesë të kontinentit?

Nuk ka nevojë të pyesim dikë tjetër, mjafton të kthejmë sytë dhe analizën nga vetja dhe të shohim ku kemi çaluar, e ku gabojmë pafundësisht.

Që të kemi politikanë të suksesshëm e të denjë që të na përfaqësojnë në ambicien tonë europiane, duhet të zgjedhim ata që kanë disa karakteristika për të cilat flet jo vetëm shkenca politike, por edhe praktika ndërkombëtare e politikanëve që zgjidhen në funksione të larta drejtuese.

Na duhen politikanë që të kenë integritet dhe ndershmëri: Nëse do të kthenim sytë në klasën e sotme politike shqiptare, të tillë politikanë, nuk i numërojmë as me gishtat e së njëjtës dore. Nga PD (duke i përfshirë të tëra, të Foltores, vulës e Siglës) nuk merremi dot, sepse o janë dizenjuar nongrata, ose kanë dosje akuzash për pastrim parash, ose kanë akuza vrasjeje.

Tek maxhoranca, situata duket akoma më rëndë sa i përket integritetit dhe ndershmërisë. Për integritet nuk mund të flitet fare kur një pjesë e madhe e funksionarëve dhe qeveritarëve të saj, ose janë në burg, ose janë në kërkim, ose janë nën akuzë nga korrupsion nga SPAK. Madje, duhet evidentuar se që nga koha e ikjes së mbretit Ahmet Zog nga vendi përpara pushtimit nga italia, arratisja e një zv.kryeministri, do të mbetet një ngjarje për në histori, si një ndër ikjet e bujshme në vend. Akuza dhe fakte që dalin përditë në media, artikulohen nga prokurorë të SPAK, rrjedhje të dosjeve të hetimeve për opinionin publik, tregojnë se zullumi në kët vend është kaq i madh, dhe ata që janë zgjedhur për të marrë vendime në emër të popullit për qeverisjen e këtij të fundit, nuk janë ata më të pastrit, më të kulluarit, ata më me integritet në këtë vend. Arsyet pse janë zgjedhur të tillë njerëz për të na qeverisur, kanë nevojë për një analizë më vete. Fakti është se sot e gjithë ditën, kjo maxhorancë lëngon tek elitat që ka zgjedhur për të qeverisur, që në dukje, janë më të korruptuar sesa vetë populli.

Politikanët tanë, e sidomos ata të qeverisjes, duhet të kenë një komunikim efektiv me publikun: duhet të pranojmë se kjo është një karakteristikë që nga viti në vit ka humbur thelbin. Përvec konferencave për shtyp të herëpashershme që bëhen pas mbledhjeve të qeverisë, me pyetje të bëra gati paraprakisht, apo konferencave për shtyp të kryeministrit që shquhet – duhet me thënë – për cilësi të mëdha lidershipi, por edhe arrogance, komunikimet me median dhe publikun mungojnë. Ka shumë gazetarë sot që nuk dinë selitë e ministrive, vetëm sepse ato nuk janë më institucione të hapura.

Ruaj akoma me nostalgji sot në bibliotekën time disa karta akreditimi në institutucione si gazetare që i mbuloja. Ka qenë koha e pas viteve 2000, kur çdo institucion, ministria e jashtme, e mbrojtjes, e brendshme etj, na jepnin kartat përkatesë e ne si gazetarë mund të hynim lirisht në institucion, qoftë për të shkuar në sallat e shtypit të tyre, apo edhe në vendin e kafenesë së institucioneve, nga ku prodhonim lajme e informacione të përditshme për median e shkruar. E kjo në gjykimin tim, ishte një komunikim efektiv me publikun, pavarësisht kritikave tona të shumta e të herëpashershme.

Një politikan duhet të ketë një mënyrë mendimi strategjike: pra, duhet të vendosë qëllimet e veta afatshkurtra e afatgjata e di arrijë ato. Përveç ndonjë politikani të formatit të Ramës apo Veliajt, shumëkush pa qartë në transmetim live se shumica e politikanëve tanë qeverisës, e dinë se ku janë sot, por nuk e dinë se ku do të jenë nesër. Shprehjet e çuditura të fytyrës së shumë anëtarëve të kabinetit të zgjedhur rishtas tani në shtator, e tregon më së miri që askush prej tyre, jo vetëm nuk ka strategji afatshkurtra e afatgjata, por nuk e kanë të qartë nëse do të jenë nesër në politikë: sepse me një të rënë të lapsit, në zgjedhjet e ardhshme mund të mos jenë as deputetë.

Më e rëndësishmja, lufta kundër korrupsionit, nga e cila, betejë pas beteje duket se klasa politike bie dhe dorëzohet pa dërguar në luftë “ushtrinë” e vet të administratës. Lufta ndaj korrupsionit është një sfidë e rëndësishme për integritetin e shoqërisë. Korrupsioni politik ka dëmtuar rëndë besimin e publikut në institucionet qeverisëse duke sjellë pasoja të mëdha për zhvillimin e vendit, por ende jo për stabilitetin e tij për shkak të realitetit politik. Lufta kundër korrupsionit nuk duhet parë vetëm si një betejë e SPAK, por një proces i vazhdueshëm që kërkon përkushtim nga institucionet publike, shoqëria civile e qytetarët.

Shqipëria duhet të prodhojë elita e integritet në gjithë nivelet e shoqërisë, ashtu sikurse duhet të organizojë fushata të edukimit publik për ndërgjegjësimin rreth korrupsionit e dëmin që shkaktohet prej tij. Edhe pse përpiqemi pa fund të promovojmë transparencën në qeverisje duket se kemi dështuar, edhe pse ka përpjekje sporadike dhe financime të huaja në këtë drejtim. Por për sa kohë do të mungojë kultura qytetare e reagimit, e zorshme do të jetë të kemi një rezultat frytdhënës.

Sot, që Fatos Nano është tek të ‘70-at dhe jashtë politikës e kujtoj shpesh atë intervistë pas Samitit të Selanikut dhe bombardimin me pyetje që i bënim për skepticizmin që kishte për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Nano, si një njohës i mirë i shkollës politike por edhe njerëzve që qeveriste, ishte një politikan vizionar, nga ata që përmendëm më sipër, që kishte një mënyrë mendimi strategjik për të ardhmen e këtij vendi. Nano nuk ishte nga ata politikanë që do të shiste zbulimin e një pusi nafte në Shpirag si një model suksesi qeverisjeje për të ngrënë me lugë floriri në një të ardhme që nuk e dimë se kur.

Do të na duhet të kthehemi tek vlerat sa s’kemi humbur akoma në agoninë tonë të tejzgjatur të shoqërisë.

Ky artikull është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Institutit i Studimeve Politike (ISP).

Previous Post

Shqetësim lidhur me integritetin tek stafet e reja drejtuese në partitë politike

Next Post

Politika e pastër? Partitë mos marrin në mbrojtje zyrtarët e akuzuar nga SPAK

Next Post
Politika e pastër? Partitë mos marrin në mbrojtje zyrtarët e akuzuar nga SPAK

Politika e pastër? Partitë mos marrin në mbrojtje zyrtarët e akuzuar nga SPAK

TË REKOMANDUARA

Dekriminalizimi dhe integriteti i procesit zgjedhor 2025: Disa gjetje paraprake

Dekriminalizimi dhe integriteti i procesit zgjedhor 2025: Disa gjetje paraprake

17 hours ago
SPAK: Sekuestro investimit të dyshuar për abuzim të ish deputetit Gaçi dhe ish ministres Xhaçka

Gjykata e Apelit rrezon GJKKO, nuk do ketë hetim për ish ministren Xhaçka

3 days ago
SPAK, 87 kallëzime penale për krime zgjedhore për 2025

SPAK, 87 kallëzime penale për krime zgjedhore për 2025

3 days ago
Forum me studentë në “Marin Barleti”, dekriminalizimi dhe integriteti në përfaqësim

Forum me studentë në “Marin Barleti”, dekriminalizimi dhe integriteti në përfaqësim

3 weeks ago
Arrestimi i parë për krim zgjedhor 2025: 500 euro për një votë

Arrestimi i parë për krim zgjedhor 2025: 500 euro për një votë

1 month ago

ANALIZA DHE SHKRIME NË MEDIA

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

February 26, 2024

Integriteti Zgjedhor: E drejta e votuesit pёr përfaqësim

October 31, 2023
Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

October 28, 2023

Nga Sebi Alla – Dekriminalizimi: Ligji që po i merr njerëzit Ramës

September 20, 2023

Mero Baze – Leksioni i hidhur për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi

September 20, 2023
DEKRIMINALIZIMI

PËR POLITIKË DHE ZYRTARË TË PASTËR

No Result
View All Result

© 2020 Instituti i Studimeve Politike