Shqipëria është një vend laik që respekton besimet fetare, që siguron pavarësinë reciproke të komuniteteve fetare nga ndikimet politike dhe që nxit praktikat e mira kundër keqpërdorimit të fesë për qëllime politike.
Problemi? Në prag dhe gjatë fushatës elektorale partitë dhe kandidatët kanë organizuar evenimente fetare falas, duke keqpërdorur ngjarjet fetare për qëllime politike dhe indirekt, duke shfaqur ushtrim informal të shkëmbimit të votës dhe abuzimit me pushtetin.
Rekomandimi? KQZ duhet t’i konsiderojë të gjitha evenimentet e organizuara nga politikanë e zyrtarë si aktivitete elektorale, të kërkojë transparencën financiare, të nxisë jetësimin integral të ligjit dhe vetë komunitetet të distancohen nga praktikat abuzive politike në emër të tyre.
Ky infograf është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Institutit i Studimeve Politike (ISP).