isp.com.al
No Result
View All Result
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
DEKRIMINALIZIMI
No Result
View All Result
Home PARTIA DEMOKRATIKE

Prokuroria: Mosfillim të procedimit ndaj deputetit S.B. që bëri thirrje për armatosjen e qytetarëve

Sipas Prokurorisë thirrjet janë bërë në funksion të veprimtarisë parlamentare dhe në përmbushje të fjalës së lirë të opozitës parlamentare

June 11, 2020
in PARTIA DEMOKRATIKE, PROKURORIA E PERGJITHSHME

Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur mosfillimin e procedimit penal ndaj deputetit Sali Berisha, mbi bazën e kallëzimit të një grupi deputetësh, për veprat penale të parashikuara nga nenet 222, 223 dhe 267 të Kodit Penal.

Më datë 29.04.2016, disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme, kallëzim penal ndaj deputetit Sali Berisha, për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme :
-“Thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës”, parashikuar nga neni 222 i
Kodit Penal;
-“Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal;, dhe
-“Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, parashikuar nga neni 267 i Kodit
Penal.

Nga përmbajtja e kallëzimit penal, të paraqitur nga grupi prej 11 deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, rezulton ndër të tjera të jetë pretenduar se, në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të datës 21.04.2016, deputeti Sali Berisha, ka konsumuar tre veprat penale tee sipërcituara, kur ka deklaruar se:
“… Unë kam një kërkesë për shqiptarët sot: ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, për sigurinë e tyre, të armatosen, të sigurojnë armë…”.
“… Ju bëj thirrje, Ju bëj thirrje (…) Po, po të armatosen, se armatosen amerikanët. Të armatosen të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë veten e tyre.”.
“Nëse ju o organizatë kriminale, mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm t’jua kthejnë ju me të njëjtat mjete…”.
“Dhe tani, sapo përmenda fjalën “armë”, ju ngritë nga frika, ju ka hyrë frika deri në palcë”.

Prokuroria e Përgjithshme kreu verifikimet mbi pretendimet e kallëzuesve dhe vendosi mosfillimin e procedimit penal ndaj deputetit të kallëzuar, duke argumentuar në mënyrë të përmbledhur, si më poshtë:
– Deklaratat e deputet të Kuvendit të Shqipërisë, nga foltorja e sallës plenare, janë bërë në funksion të veprimtarisë parlamentare dhe në përmbushje të fjalës së lirë të opozitës parlamentare;

– Deklarimet e bëra prej të kallëzuarit, në cilësinë e deputetit, ndonëse të kryera në ambjentet e Kuvendit, gjatë një veprimtarie parlamentare dhe të lidhura me çështjet në debat parlamentar, nuk përmbushin elementët e ndonjë vepre penale.

– Prokuroria arrin në përfundimin se, fjalimi i të kallëzuarit, deputetit Sali Berisha në seancën plenare të datës 21.04.2016, është bërë në funksion të veprimtarisë dhe lirisë parlamentare. Fjala e mbajtur prej tij konsiderohet se janë pjesë e lirisë parlamentare të fjalës, mendimit dhe qëndrimeve, në ushtrim të mandatit të deputetit të garantuar dhe parashikuar nga neni 73 i Kushtetutës.

– Shprehjet e përdorura prej tij dhe të konsideruara nga kallëzuesit si të tilla që përmbajnë elementët e veprave penale të referuara, nuk mund të vlerësohen të shkëputura nga konteksi i fjalimit të mbajtur prej të kallëzuarit, deputetit Sali Berisha.

– Prokuroria çmon se nuk mund të konsiderohet si vepër penale shfaqja e mendimit e bërë për armatosjen e popullsisë për të mbrojtur veten, familjen, pronën etj, në kushtet kur në vlerësimin e deputetit të kallëzuar, shteti i ka lënë të lirë kriminelët dhe në funksion të saj, sugjeron përgatitjen e një ligji të tillë që justifikon pajisjen e tyre me armë, duke marrë si shembull SH.B.A-të, të cilat e kanë të lejuar mbajtjen e armëve të zjarrit.

–  Pikëpamja, sipas të cilës shteti mund të lejojë pajisjen me armë e popullsisë në mënyrë ligjore, është një këndvështrim politik, i cili nuk është i ri, pasi ka eksperienca të tilla në vende të ndryshme të botës, përfshi këtu edhe SH.B.A-në, por kjo nuk do të thotë që ata politikanë të cilët e përqafojnë këtë kauzë duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Në bazë të këtyre argumentave, të paraqitura në mënyrë të përmbledhur, Prokuroria e Përgjithshme vendosi mosfillimin e procedimit penal ndaj deputetit Sali Berisha.

Previous Post

Prokuroria – Akuza ndaj 23 drejtuesve politikë dhe lokalë në bashkinë Lezhë

Next Post

Prokuroria më 2014: Procedim penal për 3 deputetë të parlamentit

Next Post

Prokuroria më 2014: Procedim penal për 3 deputetë të parlamentit

TË REKOMANDUARA

ISP, reagim për rastin Kajmaku: KQZ, Bashkia dhe institucionet duhet të reagojnë

ISP, reagim për rastin Kajmaku: KQZ, Bashkia dhe institucionet duhet të reagojnë

8 hours ago
SPAK, kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik pezullim nga detyra dhe hetim per korrupsion

SPAK, kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik pezullim nga detyra dhe hetim per korrupsion

4 days ago
Ish-kandidati për deputet falsifikonte në Shqipëri logot e markave ndërkombëtare

Ish-kandidati për deputet falsifikonte në Shqipëri logot e markave ndërkombëtare

4 weeks ago
Raport monitorimi: gjetje kryesore, “dekriminalizimi” shkurt – maj 2025

Raport monitorimi: gjetje kryesore, “dekriminalizimi” shkurt – maj 2025

1 month ago
Dekriminalizimi dhe integriteti i procesit zgjedhor 2025: Disa gjetje paraprake

Dekriminalizimi dhe integriteti i procesit zgjedhor 2025: Disa gjetje paraprake

2 months ago

ANALIZA DHE SHKRIME NË MEDIA

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

February 26, 2024

Integriteti Zgjedhor: E drejta e votuesit pёr përfaqësim

October 31, 2023
Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

October 28, 2023

Nga Sebi Alla – Dekriminalizimi: Ligji që po i merr njerëzit Ramës

September 20, 2023

Mero Baze – Leksioni i hidhur për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi

September 20, 2023
DEKRIMINALIZIMI

PËR POLITIKË DHE ZYRTARË TË PASTËR

No Result
View All Result

© 2020 Instituti i Studimeve Politike