“PS ka një vendim politik që prej ditës që ka mbështetur fuqimisht ligjin dhe paketën e dekriminalizimit, të shoqëruar edhe me vendimet përkatëse, kështu që nuk i takon më asnjë lloj përgjegjësie Partisë Socialiste, apo çdo partie tjetër që propozon kandidatura por është është një përgjegjësi personale, dhe i bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme si autoriteti i ngarkuar me ligj për verifikimet të mos humbë kohë në asnjë rast, edhe për raste të tjera për cdo lloj partie që opinioni publik të informohet sa më parë për të shkuarën e cdo kandidati, por në cdo rast këtë punë dhe këtë detyrë e ka prokuroria e përgjithshme dhe cdo aktor tjetër politik duhet të heqë dorë nga marrja e ushtrimit të kësaj detyre nga ana e prokurorisë.”- u shpreh kryetari i grupit parlamentar te PS Tauland Balla.