Në prill 2018 Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) u bë politikani i parë shqiptar i shpallur si person i padëshirueshëm bashkë me familjen e tij nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në vendimin e DASH thuhet se “Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur nuk lejohen të hyjnë në Amerikë”
Sipas deklaratës, “Departamenti e shpalli publikisht” z. Doshi si të padëshirueshëm dhe të palejuar për të hyrë në territorin e Shteteve të Bashkuara.
Doshi ishte deputet i Partisë Socialiste në vitet 2009 dhe 2013 ndërsa u përjashtua nga Partia Socialiste në vitin 2015, por u deklarua prej kësaj të fundit si koordinator për Shkodrën në zgjedhjet lokale 2019. Zoti Doshi u rizgjodh deputet në vitin 2017 nën siglën e PSD, por si pjesë e koalicionit politik me PS.