isp.com.al
No Result
View All Result
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
DEKRIMINALIZIMI
No Result
View All Result
Home PARTIA DEMOKRATIKE

PD, nisma ligjore për pezullimin e zyrtarëve kur ndalohen në kushtet e një krimi në flagrancë

Nisma zyrtare e PD për ndryshime ne ligjin e dekriminalizimit dhe relacioni perkates shoqerues i nismes ligjore

June 11, 2020
in PARTIA DEMOKRATIKE

RELACION PËR PROJEKTLIGJIN

‘PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 138/2015 “PËR GARANTIMIN E INTEGRITET TË PERSONAVE QË ZGJIDHEN, EMËROHEN OSE USHTROJNË FUNKSIONE PUBLIKE”’

Kapja e pushtetit publik nga krimi nëpërmjet përfshirjes së individëve me rekorde të rënda kriminale nga partitë politike në kandidaturat dhe zgjedhjen e tyre në Kuvend apo pushtetin vendor, si dhe nëpërmjet emerimit në funksione të larta apo funksione kyçe të administrates publike dhe organeve ligjzbatuese, përbën një kërcenim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike. Në demokraci duhet garantuar që personat që konsiderohen nga shumica e votuesve si të papërshtatshëm për të vendosur për interesat e tyre të qendrojnë jashtë vendimmarrjeve legjislative apo Qeverisë. Qëllimi i këtyre kufizimeve ka për synim mbrojtjen e funksionimit demokratik të institucioneve nga ndikimi i personave me rekorde të rënda penale apo që konsiderohen që mund të ndikojnë negativisht, mbi bazën e dyshimeve të arsyshme. Është interes i lartë publik që politikbërja dhe vendimmarrja të imunizohen nga ky ndikim.

Me ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritet të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, janë miratuar rregullat bazë për mbrojtjen dhe garantimin e mirëfunksionimit demokratik të Kuvendit, organeve të qeverisjes vendore, institucioneve kushtetuese apo të krijuara me ligj, administratës publike, Forcave të Armatosura, organeve të rendit publik, sigurisë kombëtare dhe çdo institucioni apo entiteti tjetër ekonomik shtetëror, nga ndikimi apo pjesëmarrja në politikëbërje dhe/ose vendimmarrje i personave, të cilët janë dënuar apo ndaj të cilëve janë marrë masa sigurie ose janë dënuar me vendim jopërfundimtar për kryerjen e krimeve. Miratimi i këtij ligji ishte padyshim suksesi më i rëndësishëm i Kuvendit të Shqipërisë gjatë vitit 2015 dhe reforma kyce e përkrahur gjerësisht nga partnerët ndërkombëtar. Tashmë Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa konkret për zbatimin e këtij ligji dhe pastrimin e organeve publike nga ndikimi i personave me rekorde kriminale.

Mirëpo, në ligjin nr. 138/2015 vërehet se mungojnë një rrethanë e cila në vlerësimin tonë është me rëndësi parësore në arritjen e qëllimit të vetë ligjit. Konkretisht, ligji nuk parashikon mundësinë e pezullimit nga detyra të funksionarëve  publik në rast se ato arrestohen në flagrancë për krime kundër jetës të kryera me dashje, ose veprat penale të kryera me dashje kundër shëndetit. Arrestimi në flagrancë për kryerjen me dashje të një veprave penale kundër jetës ose shëndetit, nënkupton se zyrtare nuk mund të vijojë ushtrimin e funksionit, pa u përfunduar cështja me vendim gjyqësor të formës së prerë, për shkak se ajo bie ndesh me parimet që udhëheqin ushtrimin e funksionit publik dhe që ka të bëjë me ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre. Nëse një funksionar publik arrestohet në flagrancë për kryerjen me dashje të një vepre penale kundër jetës ose shëndetit të shtetasve, atëherë krijohet dyshimi i bazuar për pamundësinë ligjore që ai njëkohësisht të ushtrojë funksionet publike në shërbim të qytetarëve.

Për këtë qëllim, në nenin 2 është shtuar një formulim ndalues, i cili nuk passjell shkarkimin e tij nga detyra, për arsye të respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë, por pezullimin nga detyra deri në përfundimin e cështjes me vendim gjyqësor të formës së prerë. Nëse funksionari publik deklarohet i pafajshëm me vendim gjyqësor të formës së prerë, atëherë pezullimi konsiderohet i pushuar. Në të njëjtën linjë me këtë shtesë, është riformuluar edhe pika 5 e nenit 10 të ligjit, ku rrethana e parashikuar nga shkronja “a/1” e pikës 2 të nenit 2, është shtuar në rastet e pezullimit të funksionarit nga detyra. Nga ana tjetër, është riformuluar edhe pika 1 e nenit 2, edhe për shkak se konstatohet se nuk janë përcaktuar në mënyrë shteruese të gjitha funksionet publike që duhet të përfshihen. Konkretisht, janë shtuar funksionet e kryetarit/këshilltarit të qarkut, dhe drejtuesit e njësive administrative, në përputhje me ligjin e ri të organizimit dhe funksionimit të pushtetit vendor, si dhe është përputhur parashikimi me shkronjën “dh”, të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës.

Gjithashtu, për shkak të procedurave të gjata të shqyrtimit të këtij projektligji nga Komisioni i Posacëm Parlamentar dhe ndërhyrjeve në të deri në momentet e fundit, pas miratimit të projektligjit nga Kuvendi, është dërguar për zbardhje pranë strukturës përgjegjëse të Kuvendit, versioni i projektligjit me disa gabime në referimin e brendshëm të ligjit. Konkretisht, gabime në referim janë vërejtur:

  1. në pikën 6 të nenit 4, ku duhet të referohet pika 1 e nenit 2, dhe jo pika 2 e tij.
  2. Në pikën 4, të nenit 5, ku shtimi i një shkronje tek neni 3 (shkronjës “b”), nuk është reflektuar edhe në nenin 5 të ligjit.

Për këtë arsye, është e nenvojshme që të bëhen këto saktësime, me qëllim që ligji të mos keqzbatohet në praktikë.

Në përputhje me pikën 4 të nenit 84 të Kushtetutës, ku specifikohet se: “Në rastet e masave të jashtëzakonshme, si dhe në rast nevoje e urgjence, kur Kuvendi vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve dhe Presidenti i Republikës jep pëlqimin, ligji hyn në fuqi menjëherë, vetëm pasi të jetë njoftuar publikisht. Ligji duhet të botohet në numrin më të parë të Fletores Zyrtare”, dispozita e hyrjes në fuqi parashikon se ligji hyn në fuqi menjëherë. Nevoja dhe urgjenca që paraqet fillimi nga zbatimi sa më parë të jetë e mundur e legjislacionit për dekriminalizimin, është jetike për funksionimin normal të vetë institucioneve publike. Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një përfaqësim dinjitoz, jo nga njerëz me rekorde kriminale, por nga burra dhe gra që punojnë në interes të tyre. Ky projektligj i shërben pikërisht këtij qëllimi dhe për pasojë duhet të përkrahet nga të gjitha forcat politike në Kuvend, si një tregues i vullnetit të tyre të sinqertë për dekriminalizimin e politikës dhe mos përdorimit të krimit për të ardhur apo mbajtur pushtetin.

DEPUTETI

EDI PALOKA

Partia Demokratike depozitoi në Kuvend propozimin për dekriminalizimin, i cili parashikon përjashtimin nga politika për funksionarët dhe të zgjedhurit kur ata arrestohen në kushtet e flagrancës të krimit kundër jetës dhe shëndetit.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE

KRYETARI

 Tiranë, më _____/_____/2016

DREJTUAR:            ZOTIT ILIR META

KRYETAR I KUVENDIT TË SHQIPËRISË

OBJEKTI:                 PROPOZOHET PËR SHQYRTIM DHE MIRATIM NJË PROJEKTLIGJ

BAZA LIGJORE:                 Neni 81 i Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë dhe neni 68 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

  1. Kryetar i Kuvendit,

Në funksion të arritjes së qëllimeve të plota të procesit të dekriminalizimit, bashkëlidhur ju dërgojmë për shqyrtim dhe miratim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritet të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, sëbashku me relacionin shoqërues. Projektligji është iniciativë e deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Përsa më lart, kërkojmë shqyrtimin me prioritet të këtij projektligji në Kuvendin e Shqipërisë dhe miratimin e tij pa asnjë vonesë të pajustifikuar.

KRYETARI

EDI PALOKA

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

PROJEKTLIGJ

Nr. ______/2016

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 138/2015 “PËR GARANTIMIN E INTEGRITET TË PERSONAVE QË ZGJIDHEN, EMËROHEN OSE USHTROJNË FUNKSIONE PUBLIKE”

Në mbështetje të neneve 6/1, 81 pika 1 dhe 2, 83 pika 1, dhe 84 pika 4 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritet të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 2 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

  1. Fjalia e parë e paragrafit 1 ndryshohet si më poshtë vijon:

“1. Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo qarku, këshilltar në këshillin bashkiak apo të qarkut, drejtues të njësive administrative, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për:”.

  1. Në paragrafin 2, të nenin 2, pas shkronjës “a”, shtohet shkronja “a/1” me këtë përmbajtje:

“a/1) ndaj të cilëve është zbatuar masa e arrestit në flagrancë për krime kundër jetës të kryera me dashje, ose veprat penale të kryera me dashje kundër shëndetit.”.

Neni 2

Pika 6 e nenit 4, ndryshohet si më poshtë vijon:

“6. Për personat e dëbuar sipas parashikimeve të germës “b” të pikës 2 të nenit 2 të këtij ligji, kohëzgjatja e ndalimit për kandidim, zgjedhje apo ushtrim të funksionit është:

  1. i) përjetë për dëbim, në lidhje me rastet e parashikuara nga neni 2, pika 1, shkronja “a”;
  2. ii) 20 vjet për dëbim, në lidhje me rastet e parashikuara nga neni 2, pika 1, shkronja “b”;

iii) 10 vjet për dëbim, në lidhje me rastet e parashikuara nga neni 2, pika 1, shkronja “c”, pavarësisht uljes së dënimit për shkak gjykimi të shkurtuar apo  procedure të ngjashme me të që passjell uljen e dënimi.”.

Neni 3

Pika 4 e nenit 5 ndryshohet si më poshtë vijon:

  1. Formulari i vetëdeklarimit dorëzohet dhe administrohet, sipas rastit:
  2. a) pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të zgjedhurit dhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë apo në organet e qeverisjes vendore;
  3. b) pranë Kryetarit të Kuvendit për kandidatët për funksione në organet kushtetuese apo të krijuara me ligj dhe që zgjidhen nga Kuvendi;
  4. c) pranë Prefektit të qarkut përkatës për personat që emërohen në funksione publike me votim nga këshilli bashkiak nën juridiksionin e prefektit apo nga këshilli i qarkut përkatës;

ç) pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për anëtarët e Këshillit të Ministrave që nuk kanë mandat deputeti dhe nuk kanë paraqitur vetëdeklarim, sipas shkronjës “a” të kësaj pike;

  1. d) pranë titullarit apo organit që bën emërimin për funksionarin publik që emërohet sipas gërmës “a”, pika 1, të nenit 3 dhe kur ky emërim është i ndryshëm nga funksionet e zgjedhura me votim nga Kuvendi si dhe kur emërimi bëhet sipas shkronjave “d” dhe “g”, të kësaj pike;
  2. dh) pranë Kryeministrit, për rastet e parashikuara nga shkronjat “c” dhe “ç”, të pikës 1, të nenit 3, të këtij ligji;
  3. e) pranë Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror apo Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, sipas rastit, për shkronjat “dh” dhe “ë”, të pikës 1, të nenit 3, të këtij ligji;

ë) pranë Departamentit të Administratës Publike, për rastet e parashikuara nga shkronja “e”, të pikës 1, të nenit 3, të këtij ligji;

  1. f) pranë Ministrit të Mbrojtjes, për rastet e parashikuara në shkronjën “f”, të pikës 1, të nenit 3, të këtij ligji.

Neni 4

Paragrafi 5, i nenit 10, ndryshohet si më poshtë vijon:

​“5. Për personat që plotësojnë kushtet e shkronjës “a” dhe “a/1” të pikës 2, të nenit 2, të këtij ligji, ndalimi që zbatohet për ta është pezullimi i ushtrimit të funksionit, me përjashtim të rasteve të parashikuara në pikën 1, të nenit 16, të këtij ligji. Për rastin e parashikuar nga shkronja “a” e pikës 2 të nenit 2 të këtij ligji, pezullimi zgjat përgjatë gjithë periudhës që ekzistojnë rrethanat për të cilat zbatohet ky ndalim. Në cdo rast, pezullimi mbaron kur personi deklarohet i pafajshëm, me vendim gjyqësor të formës së prerë.”.

Neni 5

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Miratuar më _____/_____/2016.

KRYETARI

ILIR META

 

Previous Post

Prokuroria më 2015, hetim ndaj ish Ministrit të Arsimit

Next Post

Prokuroria – Akuza ndaj 23 drejtuesve politikë dhe lokalë në bashkinë Lezhë

Next Post

Prokuroria - Akuza ndaj 23 drejtuesve politikë dhe lokalë në bashkinë Lezhë

TË REKOMANDUARA

Dekriminalizimi dhe integriteti i procesit zgjedhor 2025: Disa gjetje paraprake

Dekriminalizimi dhe integriteti i procesit zgjedhor 2025: Disa gjetje paraprake

1 day ago
SPAK: Sekuestro investimit të dyshuar për abuzim të ish deputetit Gaçi dhe ish ministres Xhaçka

Gjykata e Apelit rrezon GJKKO, nuk do ketë hetim për ish ministren Xhaçka

3 days ago
SPAK, 87 kallëzime penale për krime zgjedhore për 2025

SPAK, 87 kallëzime penale për krime zgjedhore për 2025

3 days ago
Forum me studentë në “Marin Barleti”, dekriminalizimi dhe integriteti në përfaqësim

Forum me studentë në “Marin Barleti”, dekriminalizimi dhe integriteti në përfaqësim

3 weeks ago
Arrestimi i parë për krim zgjedhor 2025: 500 euro për një votë

Arrestimi i parë për krim zgjedhor 2025: 500 euro për një votë

1 month ago

ANALIZA DHE SHKRIME NË MEDIA

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

February 26, 2024

Integriteti Zgjedhor: E drejta e votuesit pёr përfaqësim

October 31, 2023
Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

October 28, 2023

Nga Sebi Alla – Dekriminalizimi: Ligji që po i merr njerëzit Ramës

September 20, 2023

Mero Baze – Leksioni i hidhur për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi

September 20, 2023
DEKRIMINALIZIMI

PËR POLITIKË DHE ZYRTARË TË PASTËR

No Result
View All Result

© 2020 Instituti i Studimeve Politike