Partia Socialiste (PS) është partia më e madhe politike në vend, në pushtet prej vitit 2013. Ajo ishte kritike ndaj nismës së opozitës për dekriminalizimin më 2014-2015, por në vitet e fundit është shprehur mbështetëse e parimeve të dekriminalizimit, dhe disa prej nocioneve e praktikave parandaluese ka deklaruar se do ti aplikojë edhe në strukturat e saj të brendshme. PS ka qenë partia më e goditur nga dekriminalizimi, – disa deputetë e kryebashkiakë të saj dhanë dorëheqje në saj të presionit publik dhe skandaleve me të kaluarën e tyre kriminale.
Në deklarim zyrtar më 2015 PS tha se “asnjë individ që preket nga kriteret e ligjit në fjalë, nuk do të mund të zgjidhet brenda strukturave të Partisë Socialiste, as drejtues i PS në njësitë vendore dhe as delegat i Kongresit të saj”.
Lista e plotë e Asamblesë Kombëtare të PS mund të lexohet këtu: