isp.com.al
No Result
View All Result
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
DEKRIMINALIZIMI
No Result
View All Result
Home DEKLARATA DHE NJOFTIME

ISP – Dekriminalizimi, perceptimi qytetar 2022

Analiza e plote e te dhenave dhe rekomandimet perkatese do tu adresohen institucioneve kryesore pergjegjese

August 18, 2022
in DEKLARATA DHE NJOFTIME, LAJME, RAPORTE DHE PUBLIKIME

Gjatë periudhës korrik – gusht 2022 instituti i Studimeve Politike (ISP) zhvilloi një pyetësor online lidhur me bilancin e llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur, vlerësimet mbi procesin e dekriminalizimit. Ky proces është kryer në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i cili mbështetet financiarisht nga National Endowment for Democracy (NED). Projekti monitoron edhe zbatimin integral të ligjit të dekriminalizimi (138/2015) dhe standardet e integritetit të zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar në institucionet kushtetuese, institucionet politike dhe institucionet e krijuara me ligj, institucionet kryesore të sistemit të drejtësisë dhe institucionet e qeverisjes vendore.

Stafi i ISP në kuadër të projektit, zhvilloi anketimin online. Në anketim u përfshinë 930 qytetarë, të grupmoshës 16 vjeç e sipër dhe nga 12 qarqet e Republikës së Shqipërisë, përfshirë edhe shtetas që jetojnë përkohësisht jashtë territorit të Shqipërisë. Prej tyre 55% ishin meshkuj dhe 45% gra dhe vajza, qytetarë të niveleve të ndryshme të niveleve të arsimimi si edhe me një shpërndarje midis zonës urbane dhe rurale. Linku i anketimit u publikua në formën e reklamës së paguar në rrjetet sociale facebook, twitter, instagram, linkedin, etj. Duke marrë të mirëqenë faktin se vetëm dy të tretat e qytetarëve kanë akses online dhe se kuota e atyre që përdorin internetin për të dhënë mendime dhe përgjigje është shumë më e vogël, rezultatet e anketimit nuk janë maksimale në aspektin e metodologjisë kërkimore, por janë optimale në rrethanat dhe kushtet e Shqipërisë.

Të dhënat e dala nga pyetësori ofrojnë informacione me interes për debatin aktual në kuadër të zbatimin integral të parimeve të dekriminalizimit. Gjetjet dhe rekomandimet do tu adresohen organeve dhe institucioneve të lidhura me problematikën, përfshirë Kuvendit të Shqipërisë, grupeve parlamentare, komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, KQZ, Prokurorisë, DAP, dhe institucioneve të tjera. Të dhënat kryesore do të përcillen në media dhe do të ndahen me rrjetin e organizatave partnere në shoqërinë civile si dhe në institucionet ndërkombëtare në Tiranë. Raporti i plotë do të publikohet në faqen zyrtare të ISP dhe database për dekriminalizimin https://dekriminalizimi.isp.com.al/, si dhe në formën print, raporti do të depozitohet edhe në arkivin e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.

 

GJETJET KRYESORE TË ANKETIMIT

Bazuar në përgjigjet e dhëna dhe analizën e thelluar të tyre rezulton:

  1. Më shumë se dy të tretat e qytetarëve mendojnë se personat e inkriminuar, të larguar nga dekriminalizimi, vijojnë të kenë ndikim direkt ose indirekt në politikë dhe në vendimmarrje. Një në tre shqiptarë ka humbur besimin tek dekriminalizimi, por pjesa tjetër e shikon bilancin pozitiv, madje një në tre shqiptarë kërkon që standardi i dekriminalizimit duhet të jetë i përhershëm, – një tregues mosbesimi tek mekanizmi i promovimit dhe emërimeve në politikë dhe në vendimmarrje.
  1. Qytetarët mendojnë se lidhjet personale politike, roli i tyre në fushatën politike, korrupsioni i lartë dhe sistemi klientelist i karrierës janë arsyet kryesore që personat e inkriminuar marrin postet politike/zyrtare (në total 83.6%). Interesante gjetja se në perceptimin publik individët e inkriminuar nuk duan poste politike dhe zyrtare për pasurim financiar, por për të fituar imunitet e status social, pra për të legalizuar pasurinë, ndikimin dhe biografinë e tyre.
  1. Rreth 90% e qytetarëve kanë interes tek dekriminalizimi, duke e shndërruar atë në standardin me pritshmërinë më të lartë publike në Shqipëri. Shprehja e lartë e interesit është edhe tregues i nivelit shqetësues të inkriminimit dhe të pasojave të tij në jetën politike dhe publike.
  1. Lidhur me shpalljen “non grata” të politikanëve të veçantë shumica e qytetarëve besojnë se ata duhet të trajtohen të ndarë nga procesi i dekriminalizimit, ndërkohë që për personat në listën e sanksioneve amerikane e britanike, perceptimi është tjetër, ata duhet të trajtohen si pjesë e dekriminalizimit.
  1. Qytetarët besojnë se prokuroria ka përgjegjësi kryesore për jetësimin e dekriminalizimit, ndjekur nga institucioni i qeverisë, ndërkohë që institucione të tjera të përfshira, si KQZ, DAP, etj, konsiderohen si dytësore në këtë proces.
  1. Qytetarët mendojnë se efektin më të madh ligji i dekriminalizimit e ka dhënë në cilësinë e institucioneve kushtetuese, në sistemin gjyqësor dhe në krye të pushtetit vendor (kryetarët e bashkive), si dhe rezultatet më të pakta në qeveri, në parlament dhe sidomos në partitë politike.
  1. Shumica e qytetarëve kërkojnë që partitë dhe institucionet të kryejnë verifikimin paraprak të kandidatëve për poste publike e politike përpara marrjes së detyrës/përpara kandidimit zyrtar, si mekanizëm më efikas për jetësimin e dekriminalizimit. Ky vlerësim përputhet me parimet e ligjit 138/2015, por është edhe një shprehje e qartë kritike për partitë kryesore politike, të cilat kanë refuzuar të kryejnë verifikime paraprake.
  1. Qytetarët shprehen se dekriminalizimi duhet aplikuar me ligj edhe për strukturat drejtuese të partive, një rekomandim me vlerë për reformën në ligjin e partive politike dhe një konfirmim edhe i kritikës se vetë partitë nuk aplikojnë standarde të njëjta integriteti si për administratën publike dhe institucionet ekzekutive dhe përfaqësuese.
  1. Katër herë më shumë qytetarë mendojnë se përgjegjësia për rastet e promovimit të individëve me rekorde kriminale është e institucionit dhe jo e individit, si dhe 70% e shohin përgjegjësinë të përbashkët, një gjetje që vjen në kundërshtim me retorikën justifikuese që përdorin liderit politikë, sidomos kryeministri, sa herë denoncohen raste të zyrtarëve të inkriminuar.
  1. Qytetarët presin që vetë ata, media dhe shoqëria civile të kenë rol më aktiv në denoncimet e rasteve të dekriminalizimit, në monitorimin e ligjit dhe të procesit dhe në krijimin e një mjedisi më sensibilizues ndaj standardeve të dekriminalizimit.

Dokumenti i ISP ofron të dhëna të detajuara mbi pyetjet dhe përgjigjet, të analizuara në kontekstin politik aktual, si dhe të krahasuara me gjetje të mëparshme.

Dokumenti ofron rekomandime të rëndësishme, të cilat do tu adresohen institucioneve përgjegjëse, Kuvendit, Prokurorisë, grupeve parlamentare, Komisionit të Reformës Zgjedhore, KQZ, DAP, etj, si dhe do tu ndahen medias dhe partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile.

Materiali i plotë mund të lexohet & shkarkohet këtu:

 

 

Previous Post

ISP mirëpret sanksionet britanike për individët e korruptuar: koha për politikë të paster

Next Post

SPAK, 2 vjet shërbim prove dënim për anëtaren e KPK

Next Post
SPAK, 2 vjet shërbim prove dënim për anëtaren e KPK

SPAK, 2 vjet shërbim prove dënim për anëtaren e KPK

TË REKOMANDUARA

Dekriminalizimi dhe integriteti i procesit zgjedhor 2025: Disa gjetje paraprake

Dekriminalizimi dhe integriteti i procesit zgjedhor 2025: Disa gjetje paraprake

10 hours ago
SPAK: Sekuestro investimit të dyshuar për abuzim të ish deputetit Gaçi dhe ish ministres Xhaçka

Gjykata e Apelit rrezon GJKKO, nuk do ketë hetim për ish ministren Xhaçka

2 days ago
SPAK, 87 kallëzime penale për krime zgjedhore për 2025

SPAK, 87 kallëzime penale për krime zgjedhore për 2025

2 days ago
Forum me studentë në “Marin Barleti”, dekriminalizimi dhe integriteti në përfaqësim

Forum me studentë në “Marin Barleti”, dekriminalizimi dhe integriteti në përfaqësim

3 weeks ago
Arrestimi i parë për krim zgjedhor 2025: 500 euro për një votë

Arrestimi i parë për krim zgjedhor 2025: 500 euro për një votë

1 month ago

ANALIZA DHE SHKRIME NË MEDIA

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

February 26, 2024

Integriteti Zgjedhor: E drejta e votuesit pёr përfaqësim

October 31, 2023
Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

October 28, 2023

Nga Sebi Alla – Dekriminalizimi: Ligji që po i merr njerëzit Ramës

September 20, 2023

Mero Baze – Leksioni i hidhur për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi

September 20, 2023
DEKRIMINALIZIMI

PËR POLITIKË DHE ZYRTARË TË PASTËR

No Result
View All Result

© 2020 Instituti i Studimeve Politike