Nga verifikimi i të dhënave në Formularin e Vetëdeklarimit të z. Ardian Marku, anëtar i Këshillit të Bashkisë Lezhë, rezulton se ka një dënim me vendimin nr.129, datë 24.11.2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhe, me 4 muaj burgim (në aplikim edhe të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale), parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dërguar në KQZ, Vërtetimin e Gjendjes Gjyqësore të datës 27.05.2016, të z. Ardian Marku sipas të cilit rezulton se: z. Marku me vendim gjyqësor të formës së prerë, nr.182, datë 01.12.2006, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për kryerjen e veprave penale, “Kondrabandës me mallra të tjera”, parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal, është dënuar me 200.000 lekë gjobë si dhe për kryerjen e veprës penale “Përdorimi i dokumentave të falsifikuar”, parashikuar nga neni 186/1 të Kodit Penal, është dënuar me 100.000 lekë gjobë. Sipas Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore, për këtë vepër penale, në bazë të nenit 69 të Kodit Penal, është rehabilituar.
Mbi këtë bazë KQZ vendosi të shpall të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të anëtarit të këshillit të Bashkisë Lezhë z. Ardian Luigj Marku.
Vendimi i plotë i KQZ mund të lexohet & shkarkohet këtu: