isp.com.al
No Result
View All Result
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
DEKRIMINALIZIMI
No Result
View All Result
Home ANALIZA DHE SHKRIME NË MEDIA

Nga dekomunistizimi tek dekriminalizimi: sfidat e pandëshkueshmërisë

Nevojë për përmirësim si në drejtim të përmirësimit të ligjeve ashtu dhe në zgjedhjen e njerëzve në poste drejtuese nga partitë.

April 24, 2023
in ANALIZA DHE SHKRIME NË MEDIA, LAJME, RAPORTIME NE MEDIA

Nga Gezim Zilja

Në fillimet e demokracisë në Shqipëri kërkohej me të madhe dekomunistizimi i administratës, institucioneve shtetërore dhe parlamentit shqiptar. Kjo nënkuptonte që individët që drejtuan ose i kishin shërbyer diktaturës apo kishin kryer krime, të mos ishin në poste të larta të shtetit të ri që po ngrihej. Por deviza e shprehur: të gjithë bashkëvuajtës, të gjithë bashkëfajtorë, bëri që dekomunistizimi të komprometohej, të deformohej e të futej në udhë pa krye. Jo vetëm krimet e komunizmit nuk u dënuan, por në të gjithë administratën shtetërore e parlament gëlonin njerëz që i kishin shërbyer diktaturës. Komunistët, shpesh kuadro të lartë të diktaturës, anëtarë të komitetit qendror, sekretarë rinie, ambasadorë, zyrtarë të lartë të armës së tmerrshme të sigurimit të shtetit, agjentë të fshehtë (spiunë) që informonin për çdo njeri që fliste kundër regjimit u bënë anëtarë të partive të reja dhe zunë aty poste drejtuese.

Me rotacionin politik shumë nga kjo kategori, që i kishte shërbyer regjimit komunist, duke kryer edhe krime të tmerrshme zunë poste të rëndësishme në qeveri e në ndonjë rast edhe ministra. Dekomunistizimi pothuaj nuk u përmend fare si term. E gjithë ajo që bëri e djathta ishin disa gjyqe qesharake, ku krerët komunistë u dënuan thjesht bërë abuzime financiare dhe jo për krimet dhe luftën e klasave që ushtruan kundër popullit. Kjo sjellje ishte një fillim i keq për fitoren e demokracisë në Shqipëri. Pjesëmarrja e ish komunistëve në qeveri ndikoi edhe në mos realizimin e reformave të thella në demokratizimin e jetës së vendit dhe dënimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri. Demokratët filluan të humbnin besimin te qeveria e saj, kur shikonin njerëzit e diktaturës të shndërruar tashmë në zyrtarë të lartë të qeverisë demokratike. Nuk mund të ndërtohej demokracia me njerëzit që i kishin shërbyer diktaturës, e kishin ndërtuar atë për dekada të tëra, e që tashmë i gjeje gjithandej në drejtimin e administratës së re në një sistem të ri politik.

*

Me ndryshimin e dhunshëm të qeverisë gjatë revoltave të vitit 1997, u shfaq edhe një fenomen tjetër negativ. Gjatë revoltave, krerët drejtues bashkëpunuan haptas me bandat e armatosura dhe grupet informale të komiteteve të shpëtimit publik, si dhe së bashku udhëzuan dhe drejtuan dhunën e armatosur kundër institucioneve demokratike dhe njerëzve të rivalëve politikë. Për këtë u shpërblyen me ardhjen në pushtet të socialistëve dhe aleatëve të tyre. Dëmi më i madh që pësoi shoqëria shqiptare ishte lidhja dhe bashkimi i banditëve dhe militantëve, që rrëmbyen armët e shkatërruan institucionet publike, me politikanët. Dhjetëra skafistë, njerëz të hurit e të litarit, që ndihmuan të majtën të vinte në pushtet u lejuan të rifillonin zanatin e trafikantit me bekimin e qeverisë gjatë viteve 1997-1998. Të tjerë mbushën administratën shtetërore, sidomos armën e policisë dhe shërbimit informativ dhe bashkëpunonin me krimin e organizuar. Pas zgjedhjeve të vitit 1997, në parlamentin shqiptar u shfaqën për herë të parë njerëzit e botës së krimit, përfshirë skafistët. Në parlament erdhën njerëz që u akuzuan se morën pjesë në vrasjen e policëve dhe shkatërrimin e institucioneve publike. Ky ishte çasti i tjetër por vendimtar i kriminalizimit të politikës shqiptare, thënë ndryshe i bashkimit të krimit me politikën. Këta njerëz më vonë u pasuruan dhe filluan të diktonin politikën shqiptare majtas e djathtas.

*

Në vitin 2008 u ndryshua sistemi zgjedhor me synimin për të ndryshuar cilësisht përfaqësimin, por që rezultoi krejtësisht i dështuar për qëllimin që u ndryshua. Ligji jo vetëm që nuk ndaloi kriminelët, të korruptuarit dhe individët trafikantë të hynin në parlament, por përkundrazi. Mënyra sesi u zbatua ky ligj i ktheu partitë shqiptare në sulltanate të kryetarit të partisë, i cili siç koha tregoi, preferoi të fortët në vend të të diturve.

Në zgjedhjet e vitit 2009 dhe sidomos në zgjedhjet e vitit 2013 u vu re një tendencë e theksuar nga partitë për të aktivizuar në politikë biznesmenë dhe njerëz që ishin pasuruar gjatë atyre  viteve, shumë prej të cilëve nuk justifikonin dot pasuritë që zotëronin. Në zona të veçanta këta bënin ligjin, duke përdorur paratë, trysni të ndryshme mbi individët dhe çdo lloj mjeti të paligjshëm për të siguruar vota. Në mjaft raste ata ia dolën jo vetëm të zgjidheshin deputetë por edhe të siguronin shumicë votash në zonat që zhvillonin aktivitetin e tyre kriminal. Media dhe burime të tjera, në zgjedhjet lokale të vitit 2015 dhe ato parlamentare të vitit 2017, akuzoi me fakte e dokumente mjaft zyrtarë për blerje votash por gjykatat si përherë dënuan pak veta që nuk ishin ideatorë dhe organizatorë të blerjes ose vjedhjes së votave. Gjendja u bë shumë shqetësuese sepse banorët e zonave i njihnin këta njerëz të ashtuquajtur të fortë, të cilët jo pak herë ishin gjendur para gjykatave madje dhe ishin dënuar brenda apo jashtë shtetit. Pas disa denoncimeve për deputetët apo kryetarët e bashkive që rezultuan me rekorde kriminale, me këmbënguljen e opozitës, forcat politike pas debatesh të gjata ranë dakord të hartonin të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit. Në fund të vitit vitin 2015, u miratuan ndryshimet në kushtetutë ku në nenin 2 theksohej se “përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit…”. Ishin me qindra njerëzit e përjashtuar nga kjo reformë në të gjitha kategoritë që përfshinte ligji.

Kjo solli një përmirësim të dukshëm në zgjedhjen e deputetëve, të kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve të shtetit. Me gjithë ndryshimet e bëra prapë gjendja ka shumë nevojë për përmirësim. Vetë partitë vazhdojnë të mbështeten te njerëzit e fortë dhe Komisioni Qendror Zgjedhor tregohet i ngadalshëm apo i pa aftë për të përjashtuar njerëzit me rekorde kriminale. Ka mjaft zyrtarë të përjashtuar ose heqje nga detyra për efekt të ligjit të dekriminalizimit që shpesh futen sërish nga partitë në detyra shtetërore të rëndësishme. Nëse janë përjashtuar si deputetë apo janë në proces gjykimi ata i gjen rëndom në poste të rëndësishme në qeveri, drejtues bordesh e agjencish, me miratimin e partive si shkak i militantizmit, kontributeve apo dhe “borxheve” që u ka partia në punët “e pista” që ata kanë bërë gjatë zgjedhjeve apo ushtrimit të detyrës. Në aspektin e korrupsionit, tipik është rasti i ish ministrit të shëndetësisë i denoncuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për disa tendera dhe dhënie me PPP të shërbimeve mjekësore me kontrata të provuara si korruptive. Sot ai drejton një nga drejtoritë më të rëndësishme për investimet e huaja. Gjendja ende ka shumë nevojë për përmirësim si në drejtim të përmirësimit të ligjeve ashtu dhe në zgjedhjen e njerëzve në poste drejtuese nga partitë.

 

Artikulli është shkruar në kuadër të të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy dhe realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).

 

 

 

 

 

 

Previous Post

(De)kriminalizimi i Partive Politike

Next Post

Ligji i dekriminalizimit: Politika ende e inkriminuar edhe pas 7 vitesh

Next Post
Ligji i dekriminalizimit: Politika ende e inkriminuar edhe pas 7 vitesh

Ligji i dekriminalizimit: Politika ende e inkriminuar edhe pas 7 vitesh

TË REKOMANDUARA

Ish-kandidati për deputet falsifikonte në Shqipëri logot e markave ndërkombëtare

Ish-kandidati për deputet falsifikonte në Shqipëri logot e markave ndërkombëtare

2 days ago
Raport monitorimi: gjetje kryesore, “dekriminalizimi” shkurt – maj 2025

Raport monitorimi: gjetje kryesore, “dekriminalizimi” shkurt – maj 2025

1 week ago
Dekriminalizimi dhe integriteti i procesit zgjedhor 2025: Disa gjetje paraprake

Dekriminalizimi dhe integriteti i procesit zgjedhor 2025: Disa gjetje paraprake

3 weeks ago
Forum me gjimnazistë në Kukës, – dekriminalizimi dhe integriteti në përfaqësim

Forum me gjimnazistë në Kukës, – dekriminalizimi dhe integriteti në përfaqësim

1 week ago
SPAK: Sekuestro investimit të dyshuar për abuzim të ish deputetit Gaçi dhe ish ministres Xhaçka

Gjykata e Apelit rrezon GJKKO, nuk do ketë hetim për ish ministren Xhaçka

4 weeks ago

ANALIZA DHE SHKRIME NË MEDIA

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

February 26, 2024

Integriteti Zgjedhor: E drejta e votuesit pёr përfaqësim

October 31, 2023
Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

October 28, 2023

Nga Sebi Alla – Dekriminalizimi: Ligji që po i merr njerëzit Ramës

September 20, 2023

Mero Baze – Leksioni i hidhur për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi

September 20, 2023
DEKRIMINALIZIMI

PËR POLITIKË DHE ZYRTARË TË PASTËR

No Result
View All Result

© 2020 Instituti i Studimeve Politike